Ellen DeGeneres tregon kush e shtyu për të t’i dhënë fund emisionit

Mediale Vip

Ellen DeGeneres tregon kush e shtyu për të t’i dhënë fund emisionit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:43
Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres vendosi ditën e djeshme të mbyllte përfundimisht emisionin e saj pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3 mijë episodesh.

“Aq i bukur dhe aq i këndshëm sa është ky program, po kaq nuk është më sfidues”, u shpreh Ellen.

Ndërkohë së fundmi ajo ka pranuar se është ndikuar nga bashkëshortja e saj, Portia, për këtë vendim kaq të madh. Ellen është shprehur se ajo ka qenë në kërkim për një sfidë më të madhe dhe se partnerja e saj, të cilën ajo e cilëson si “egoiste”, e shtyu drejt vendimit për t’i dhënë fund programit. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, është shprehur Ellen.

Ellen DeGeneres u përfshi muaj më parë në një skandal të madh, pasi punonjësit e saj e akuzuan se ajo kishte krijuar një ambient toksik në punë. Punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thanë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata treguan se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

E gjithë kjo ngjarje pati një impakt shumë të madh, që u vu re menjëherë në shifrat e teleshikuesve. Ellen DeGeneres ka humbur më shumë se 1 milion shikues pas këtij skandali. Sipas një raporti nga The Neë York Times, emisioni i moderatores ka rënë me 43%.

Krahasuar me një vit më parë premiera në shtator kishte 2.6 milionë shikues mesatarisht, ndërsa këtë vit ra me 1.1 milion. Kjo arrin në një rënie të dukshme prej 43% të shikueshmërisë për seritë ditore, duke e vendosur atë nën konkurrencë si Dr. Phil (2.5 milion shikues) dhe Live With Kelly dhe Ryan (2.7 milion shikues) – dhe më shumë në përputhje me shfaqjet nga dita- fillestarë televizivë si The Kelly Clarkson Show (1.3 milion shikues) dhe Tamron Hall Show (1.1 milion shikues).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat