Këta janë këngëtarët më të pasur të 2021-shit

Mediale Vip

Këta janë këngëtarët më të pasur të 2021-shit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:05
Foto Ilustrim

Në këtë artikull do të njiheni me personazhet, këngëtarët me famë botërore, të cilët paguhen më shumë për talentin që kanë por edhe për famën e tyre dhe pëlqyeshmërinë nga publiku.

10: Në pozicionin e fundit për çudinë e të gjithëve renditet këngëtarja Madonna. Për shkak se nuk është më e pranishme aq shumë sa më parë me krijimet e saj ajo ndodhet në pozicionin e dhjetë por prap tek më të pasurit. Pasuria e saj 590 milionë dollarë.

9: Në vendin e nëntë qëndron këngëtari Julio Iglesias. Thuhet se muzika ka qënë gjithnjë dashuria e tij më e madhe. Për këtë arsye ai i është përkushtuar asaj deri në moshën 50 vjeçare dhe ka përformuar më shumë se 5000 herë. Pasuria e tij 600 milionë dollarë..

8: Solisti i grupi U2,Bono. Edhe pse ky grup u bë kohë pa patur një këngë të re pasuria e tij është 700 milionë dollarë. 

7: Në pozicionin e shtatë qëndron këngëtari Dr. Dre me një pasuri 800 milionë dollar. Ai nuk është vetëm një këngëtar por dhe personi që ka bërë të njohur Snoop Dogg-un, Eminem-in, 50 Cent dhe Kendrick Lamar..

6: Celine Dion, këngëtarja e cila kohët e fundit u bë de kryefjala e mediave për fizikun e saj tejet ndryshe dhe shumë elegant, aq sa mori një konotacion negative. Ajo është këngëtarja Kanadeze më e njohur e të gjitha kohërave dhe pasuria e saj është 800 milionë dollarë.

5: Sean Puffy Combs ose i njohur shkurt P.Diddy. Pasuria e tij 820 milionë dollar jo vetëm prej këngëve por edhe bizneseve të tjera që ka.

4: Herb Alpert pasuria e tij është 880 milionë dollarë. 5 nga albumet e tij arritën numrin 1 në top lista, duke fituar 9 Grammy dhe në vitin 2013 mori Medaljen Kombëtare të Arteve nga Presidenti Obama.

3:Jay Z, patjetër që do të ishte në 3 vendet e para. Pasuria e tij 1 miliardë dollarë. Ai menaxhon shumë artistë të njohur dhe gjithashtu ka zbuluar shumë prej tyre.

2: Paul McCartney Ai mban 25,000 të drejta të autorit, ka fituar çdo çmim të mundshëm dhe ‘Yesterday’ është kënga më e luajtur në historinë e radios, si dhe më e risjellë në Cover-a. Pasuria e tij 1.2 Billion dollar.

1: Në vendin e parë është  Andrew Lloyd Webber, pasuria e tij 1.28 miliardë dollarë. Kompozitori i musical-it Cat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat