Do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtari i NRG Band: Tani kemi një problem

Mediale Vip

Do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtari i NRG Band: Tani kemi një problem

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 06:37
Besnik Qaka

Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Vokalisti i grupit NRG Band e bëri të ditur lajmin e bukur nëpërmjet një videoje në “Instagram” ku shfaqej së bashku me bashkëshorten e cila është me barkun e rrumbullakosur dhe vajzën, Una.

Në emisionin “Rudina”, Besniku nuk hezitoi të rrëfente diçka më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij, kur pritet të lindë bebja, e cila është bërë e ditur se do të jetë djalë, si edhe emrin.

Rudina Magjistari: Për sa kohë do të vijë bebja? Kur i bie të ndodhë?

Besnik Qaka: Në shtator.

Arben Qaka: Tani kemi problemin e emrit, po përpiqemi të gjejmë një emër të mirë.

Rudina Magjistari: Me gjithë këto emra që keni nëpër këngë, nuk mendoj se do ta keni të vështirë, megjithëse ju keni emra vajzash në fakt, iu duhet emër djali.

Besnik Qaka: Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat