Në pritje të bebit nr.3, “Shehrezade” kërkon ndihmën e nënave

Mediale Vip

Në pritje të bebit nr.3, “Shehrezade” kërkon ndihmën e nënave

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:06
Berguzar Korel

Aktorja Berguzar Korel do të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë. Ishte vetë Berguzar, e njohur si “Shehrezade”, që njoftoi pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël. Në një postim në Instagram ditën e sotme ajo ka kërkuar ndihmën e nënave për të mësuar gjininë. Aktorja ka treguar se ndjekësit e saj i thonë se tiparet i kanë ndryshuar dhe prandaj mund të jetë në pritje të një vajze ndërkohë vetë ajo ka parë dhe kalendarin kinez për të mësuar gjininë, por nuk ia ka dalë dot.

“A jeni këtu motrat e mia zemërgjera që gjithmonë mbështeteni në të dhëna shkencore për të parashikuar gjininë? Lexoj komente të tilla: ‘E ke vajzë’, ‘Këtë herë me siguri është vajzë se fytyra të ka ndryshuar’, ‘Je bërë e shëmtuar, nuk ishe kështu kur linde djemtë’. Dhe qëndrimi im ndaj këtyre fakteve shkencore është ‘Epo ishalla shpresojmë’. Gjithashtu kishim një problem me kalendarin kinez. Meqë ra fjala, po pyes nënat që kanë vajza, a do të kthehet hunda ime si më parë? Thjesht po pyes se na shtohet dhe një shpenzim jo për gjë”-shkruan aktorja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat