Yllka Gashi tregon arsyet e zhvendosjes në Amerikë me bashkëshortin

Mediale Vip

Yllka Gashi tregon arsyet e zhvendosjes në Amerikë me bashkëshortin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:13
Yllka Gashi

Aktorja e njohur nga Prishtina, Yllka Gashi, ka më shumë se gjashtë vite që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u zhvendos atje së bashku me burrin e saj, Albianin, dhe vajzën e tyre të vogël, Nina.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Yllka ka rrëfyer për pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj – duke cekur një ndër to shpërnguljen e familjes në Amerikë.

Ajo thotë se përkundër faktit që atje shkoi për një kohë të shkurtër, u tërhoq nga perspektiva që ofronte Amerika për të dhe bashkëshortin e saj në aspektin profesional.

“Në fillim ka qenë pak më e vështirë sepse nuk kam shkuar të qëndroj, kam shkuar me një far ndjenje si: ‘Po shkoj pe provoj, i bëj letrat që më takojnë prej burrit prej martesës, edhe Nina e merr nënshtetësinë edhe e provojmë si një aventurë’. Në kohën kur kemi shkuar ne, për të dy profesionet tona ka qenë një far krize shumë e madhe ekonomike dhe profesionale, dhe kështu përpos dashurisë edhe dëshirës për të qenë afër familjes, në aspektet tjera nuk kemi pasur shumë dëshirë për të qëndruar në Kosovë”, ka thënë Yllka.

Gashi përndryshe si aktore është bërë më shumë e njohur nga seriali “Familja Moderne”, ku luante rolin e Zanës, teksa bashkëshorti i saj ka profesionin e dizajnerit grafik.

Yllka sivjet shënoi një sukses shumë të madh me pjesëmarrjen në filmin “Zgjoi”, ku luan rolin kryesor – film ky i cili ka fituar sivjet tri çmime të rëndësishme në ‘Sundance Film Festival’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat