Atdheu dhe Sara shfaqen bashkë në live dhe thonë shumëçka!

Mediale Vip

Atdheu dhe Sara shfaqen bashkë në live dhe thonë shumëçka!

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:58
Sara dhe Atdheu

Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina janë padyshim çifti më “problematik” i “Për’puthen”.

Dyshja sa konfirmojnë ndarjen, konfirmojnë bashkimin.

Disa ditë pasi ata nëpër paraqitje televizive pohuan ndarjen duke lënë pak mundësi rikthimi, ja ku dolën bashkë sërish.

Përmes një “live” në rrjete sociale ata treguan se janë bashkë dhe pavarësisht se pushimet i kaluan të ndarë dhe larg, kanë komunikuar me njëri-tjetrin tërë kohës.

“Pse bën sikur nuk ke folur më mua. Ti ke folur përditë me mua. Natë e ditë. Sa herë zgjohesh në mëngjes, sa herë të zë gjumi në darkë. Do t’i tregoj thirrjet këtu?”, shprehet bukuroshja bionde. Më pas Atdheu e ngacmon “Po ti thua që e kam shok Atdheun”. “Unë s’të kam thënë që të kam shok. Kam thënë që i kemi raportet shumë mirë. Nuk do i themi të gjitha këtu”, ka vazhduar Sara.

Më pas gjatë videos, Atdheu i thotë herë pas herë Sarës ta ngrejë telefonin në mënyrë që mos t’i duken bikinit, por vetëm fytyra, duke u sjellë kështu si një i dashur xheloz.

Ditë më parë Sara përmes një bisede me ndjekësit tha se është në lidhje dhe ja për kë paska qenë fjala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat