Poni shfaq djalin në rrjete sociale pas kaq kohësh, ja si e uron

Mediale Vip

Poni shfaq djalin në rrjete sociale pas kaq kohësh, ja si e uron

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:23
Poni

Është aktive në muzikë e me koncerte, por kur vjen puna tek jeta private, Poni e mban atë shumë hermetike. Rrallë ndodh të postojë foto familjare.

Madje dhe bashkëshortin shuuumë rrallë e ka shfaqur dhe pa ia treguar portretin. Po ashtu edhe me djalin këngëtarja është e kursyer në publikimin e fotove, përpos ditës së sotme kur Frenki feston ditëlindjen.

Frenki nuk është më djalë i vogël, por është rritur goxha që nga hera e fundit që e kemi parë.

Image

“Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur”-e uron mami Poni Frenkin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat