Vëllezërit Prifti reagojnë në lidhje me ardhjen e Goran Bregovic-it

Mediale Vip

Vëllezërit Prifti reagojnë në lidhje me ardhjen e Goran Bregovic-it

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 00:48
Vëllezërit Prifti,  Goran Bregovic

Ardhja e këngëtarit serb në festën e birrës në Korçë ka sjellë mjaft reagime të ashpra nga shqiptarët si dhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Edicioni Veror”, artistët korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë komentuar ardhjen e Goran Bregovic në këtë festë.

Në intervistën e tyre për gazetaren Irini Meçe, ato kanë thënë se nuk kanë preferuar që të përfshihen shumë në këtë debat sepse është diçka që ju takon atyre që organizojnë programin.

Stefi është shprehur se deri më tani nuk ka reaguar fare në lidhje me këtë çështje, por për shkak të reagimit që Endri ka bërë dhe ai është përfshirë.

“Bëra një zhurmë të madhe dhe më shajnë ato që jam me ato”, ka thënë Endri.

Nga ana tjetër Stefi ka rrëfyer se puna e tyre është të bëjnë muzikë dhe nuk janë politikanë që të bëjnë muzike.

 “Ne nuk jemi politikanë dhe nuk i bëjmë as organizimet dhe as ftesat për asnjë artist. Këngëtarët ftohen nga të tjerët ne do të bëjmë muzikë dhe do të jemi afër me popullin tonë dhe do të vijojmë të japim emocione tona përmes muzikës. Ne nuk mund të prishim ato gjëra të bukura që ndërtohen në këtë vend le ta prishin ato që e bëjnë këtë vend. Unë nuk jam për të prishur festën, nëse ka ekstremistë që duan të prishin 6 ditë festë kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Stefi.

Kujtojmë se para pak ditësh, Endri Prifti ka reaguar përmes një videomesazhi, ku është shprehur se koncertin e quan babai dhe lopa, sepse të gjithë merren me lopën, ndërkohë që vendimin e ka marrë babai. Më këtë paralelizëm ai i referohet kryeministrit Rama dhe ndaj shprehet se Bashkia e Korçës nuk ka asgjë në dorë, sepse vendimin për ardhjen e Bregovic në Shqipëri e ka marrë dikush tjetër.

Mesazhi i plotë i Endri Priftit

“Pse e quaj unë koncertin ‘Babai dhe lopa’. Ju kanë hedhur një ‘lopë’ në rrugë të gjithëve dhe ja bën muuuu ‘lopa’.Tani këta po merren me ‘lopën’. Unë nuk jam racist i muzikës. Ai është një artist shumë i madh mbarëbotërorë. Realisht kam parë një film dhe kam qarë që nga fillimi deri në fund me muzikën e tij. Po në aspektin konkret, pse ai duhet të vijë të këndojë në këtë festë dhe bëhet gjithë kjo gurgule? Shikoj disa artistë të tjerë që thonë ju lutem Kryetarit të Bashkisë ta anulojë eventin.

E dini kush është Kryetar Bashkie një djalë king Sotiraqi (Rraqka). Do të tregoj një histori të vërtetë, ti nxirrni me dhunë fjalët. Ju i kërkoni Kryetarit ta anulojë koncertin. Gjashtë muaj më parë i vajtëm Rraqkës në zyrë për t’i kërkuar, 1 milion lekë të vjetra për 8 familje të varfëra. Na tregoi një citim për buxhetin e bashkisë nga këtu në Stamboll, më vjen keq vëllezërit e mi, s’kam buxhet tha.

E dini sa kushton ky Goran Bregoviç të vij këtu, zëreni me mend vetë do të vij të këndoj live, ku e gjeti Rraqka buxhetin. Hej thirreni mendjes i kërkoni Bashkisë të anulojë koncertin, kjo është bërë me urdhër nga lart nga ‘Babai’ i juaj, jo nga babai im, ‘Babai juaji ‘ka dhënë urdhër. Do ta bëj koncertin do të dërgoj një ushtar për një nga ato që ju do të dërgoni. Varet çfarë thonë ato lart ai është i detyruar ti bëjë këto gjëra.

Çfarë t’i them unë juve, ju merreni me ‘lopën’ .Në këtë rast ky artisti i madh quhet ‘lopa’ dhe bën muu dhe e dërgon ai ‘Babai i juaj; dhe tërë merren pse bëri muuu lopa. Çfarë doni ju gazetarët të merrem me ‘lopën’. Çfarë të them unë i shkreti ‘fshati krihet ju e dini vazhdimin’. Pse duhet të vijë ky? Jam totalisht dakord me gjithë ju.

Muzika e tij ka inspiruar ushtarët i kanë vrarë vëllezërit tanë në Kosovë, po i kanë përdhunuar,  mos u merrni u merrni me lopën shikoni se çfarë fshihet prapa kësaj skene kot kot kot ‘Babai dhe lopa’ dhe ne delet pastaj..Çfarë t’ju them unë juve të gjithëve ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat