Kourtney Kardashian bën ndryshimin drastik

Mediale Vip

Kourtney Kardashian bën ndryshimin drastik

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:17
Kourtney Kadashian

Kourtney Kadashian i ka habitur të gjithë së fundmi teksa ka zbuluar look-un e saj më të ri. Ylli i televizionit ka prerë flokët shumë shkurt dhe ky vendim i saj i ka lënë pa fjalë të gjithë fansat. Kourtney  ka prerë flokët mbi shpatulla dhe fotot me pamjen e re i shoqëroi vetëm me emojin e një gërshëre.

Ky është një ndryshim i madh për yllin e televizionit, sepse ajo ka qenë ndër të vetmet motra të familjes Kardashiaan-Jenner që nuk ka eksperimentuar me pamjen e saj. Ndërkohë pas publikimit të fotove me flokët e shkurtër nuk mungoi dhe një koment nga partneri i saj, Travis Barker. Ky i fundit e aporovoi modelin e ri të flokëve të Kourtney-t duke i komentuar: “Ti je perfekte”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kourtney u përfol se ishte shtatzënë. Ajo publikoi në Instagram një foto të saj, në të cilën shihej veshur me një fund dhe një palë reçipeta të zeza dhe ndjekësit nisën të dyshonin se ajo ishte në pritje të ëmbël. Por Kourtney nuk lejoi që këto aludime të vazhdojnë më tej dhe ju përgjigj menjëherë dyshimeve të fansave.

“Unë jam një grua me një trup”, ju përgjigj Kourtney, duke nënkuptuar se nuk është në pritje të ëmbël dhe se nuk lejon që njerëzit të aludojnë për shkak të trupit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat