Fjoralba Ponari paralajmëron surpriza

Mediale Vip

Fjoralba Ponari paralajmëron surpriza

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 09:29
Fjoralba Ponari

Falë rrjeteve sociale komunikimi me personazhet publikë tani është bërë më i lehtë dhe shumë nga ngjarjet e jetës së tyre personale e profesionale i marrim vesh nga komunikimet që ndodhin aty.

Kështu ka ndodhur sot me Fjoralba Ponarin, e cila na ka lajmëruar surpriza sa i takon ekranit.Në një pyetësor të zhvilluar në Instagram, se a do të jetë më tek “E diell”, Fjoralba ka thënë se e ardhmja mund të rezervojë surpriza.

“Momentalisht jam shumë e plotësuar me projektet që kam në televizion, megjithatë ‘Kurrë mos thuaj kurrë. E ardhmja mund të rezervojë surpriza”, ka thënë ajo duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

Fjoralba është bashkëprezantuese me Salsanon Rrapin tek “Portokalli”, si dhe moderon emisionin “Më thuaj një dëshirë”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat