Fiori Dardha flet për të ëmën e ndjerë

Mediale Vip

Fiori Dardha flet për të ëmën e ndjerë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:39
Fiori Dardha me nenen e saj

Disa dhimbje nuk zhduken asnjëherë dhe humbja e njerëzve të dashur është një prej tyre. Këtë e ka treguar edhe moderatorja Fiori Dardha, që para 9 muajsh ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën, për të cilën nuk i kursen asnjëherë fjalët prekëse dhe e kujton shpesh, jo vetëm në të ditë të shënuara.

Ajo foli sërish për të ëmën, gruan më të fortë që kishte njohur, siç ajo e konsideron.

“Një pjesë e zemrës sime është shumë bosh. Është bosh sidomos kur vë kokën në darkë në jastëk dhe filloj e mendoj e kuptoj që njerëzit që ne kemi dashur shumë dhe kemi humbur, koha nuk  na i largon dot, as dhimbjen nuk  e ndalon dot, vetëm shton mallin”, tha Fiori e përlotur.

“E kujtoj me krenarinë më të madhe, e  kujtoj me dashurinë më të madhe. Më vjen mirë që ka qenë një nga ato gra që ka lënë mbresa tek kushdo që e ka njohur. Ishte vërtetë një grua e rrallë mamaja ime, por nuk kam njohur ndonjëherë grua me kurajo të tillë”, u shpreh moderatorja, duke shtuar se është shumë krenare për të ëmën e ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat