Në nder të aktores Adriana Matoshi nesër organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë

Mediale Vip

Në nder të aktores Adriana Matoshi nesër organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:39
Adriana Matoshi

Për nder të aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshit, e cila tregoi se po përballet sërish me tumor në tru, nesër organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Me anë të kësaj ecje thuhet të solidarizoheni me sfidën e Adrianës, për të cilën po luten të gjithë që ta fitoj si çdo peripeti që e ka kaluar në jetë.

Image

 

Po ashtu, përmes kësaj ftohen të gjithë miqtë, artdashësit, dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin në këtë luftë dhe ti tregojnë që jemi të gjithë bashkë me të.

Ylli nga Gjilani në një rrëfim të gjatë tha se i është rikthyer sëmundja pas nëntë vitesh.

E njëjta u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Ajo ndërkaq është nënë e katër fëmijëve, derisa tani po shijon lidhjen me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat