Jennifer Lopez publikon videoklipin e këngës “On My Way”

Mediale Vip

Jennifer Lopez publikon videoklipin e këngës “On My Way”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dukej e mahnitëshme teksa publikoi videoklipin e këngës “On My Way”, balada emocionale nga komedia e saj e ardhshme romantike “Marry Me”.

52-vjeçarja, hyri në Instagram për të treguar për publikimin e videos, duke thënë se ishte ‘shumë e lumtur’ që fansat e saj po i përgjigjeshin mirë këngës.

“Videoja zyrtare e “On My Way” del tani! Jam shumë e lumtur që të gjithë e pëlqeni këngën dhe shpresoj që videoja t’ju pëlqejë njëlloj si mua”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimi para lansimit të videos.

Në videon e drejtuar nga Santiago Salviche, Jennifer shfaqet dalëngadalë nga errësira e veshur me një kostum të zi nga “Versace”.

Duket e relaksuar dhe soditëse, JLo ulet në një karrige dhe shikon lart, ashtu si një grup i madh orkestral shfaqet në sfond dhe notat e para të pianos fillojnë të luajnë, shkruan DailyMail.

Më pas, JLo mund të shihet me disa kostume tjera, siç ishte një fustan të Iris Van Harpen, dhe Balmain.

Të magjepsur nga paraqitja e saj e radhës kanë mbetur fansat e saj, të cilët e mirëpritën projektin e ri të yllit të muzikës.

Dy ditë më parë, Lopez shpjegoi se si ‘ kënga do të thotë kaq shumë për mua…në më shumë mënyra se sa do të dini ndonjëherë, dhe se ‘ka të bëjë me besimin në çdo hap të udhëtimit tuaj”.

Ajo performoi “On My Way” live për herë të parë gjatë performancës së saj në koncertin Global Citizen Live në New York më 26 shtator 2021 dhe përsëri për American Music Awards 2021 në Teatrin Microsoft në Los Angeles më 21 nëntor.

Në “Marry Me”, Lopez luan Kat Valdez, një këngëtare që mëson se partneri i saj në skenë (Maluma) ka pasur një lidhje pas shpine.

Ajo përgjigjet duke u martuar me një të huaj, Charlie Gilbert (Wilson), i cili po mbante një shenjë “Marry Me” rastësisht në koncertin e saj live.

Në komedi gjithashtu luajnë John Bradley, Sarah Silverman, Chloe Coleman, Michelle Buteau, Stephen Wallem dhe Jameela Jamil.

“Marry Me” , është planifikuar të dalë në Shtetet e Bashkuara më 11 shkurt 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat