Donaldi për lidhjen me Borën: Nuk e di pse e pashë veten me atë

Mediale Vip

Donaldi për lidhjen me Borën: Nuk e di pse e pashë veten me atë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Lidhja e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ka bërë bujë të madhe që nga fillimi i spektaklit të Big Brother VIP.

Por, gjithçka ndryshoj që kur në shtëpi u fut këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila tashmë ka nisur lidhjen brenda shtëpisë me aktorin vlonjat.

Gjatë bisedës me Meridianin, Donaldi ka thënë se nuk e di pse e ka parë veten me Borën, kur ka marrë vesh historinë që ajo ka pasur.

“Për historinë që ka patur, kur kam marrë vesh historitë që ka patur kam thën, nuk e di pse e pashë veten me atë”- ka thënë Donaldi.

Kujtojmë që gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi ka deklaruar edhe një herë se pëlqen shumë Beatrixin duke thënë “dua ta ha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat