Alvisa shpërthen ndaj Arjan Konomit: “Nivel i ulët”

Mediale Vip

Alvisa shpërthen ndaj Arjan Konomit: “Nivel i ulët”

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:30
Arjani dhe Alvisa

Ish-konkurrentja e “PërPuthen” Alvisa Qarri ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re”. Aty ajo ka folur gjatë rreth eksperiencës së saj në emisionin e dashurisë, mirëpo një nga temat që ka cekur, ka qenë pikërisht ajo e marrëdhënies me Arjan Konomin.

Alvisa dhe Arjani kanë patur shumë debate gjatë gjithë kohës që ajo ka qenë e pranishme në emision. Ajo u shpreh se opinionisti është sjellë në mënyrë të ulët dhe ofenduese, ku sipas saj, ka treguar edukatën e tij.

“Ishte personale nga ana e tij mendoj unë, e di që një opinionist vendoset në atë status sepse është më i zgjuar dhe më intelektual. Por Arjani ka bërë të kundërtën, të paktën me mua me ofendime dhe me nivel shumë të ulët që nuk është e hijshme për të. E ka patur personale.”- ka thënë Alvisa.

“Në fund të fundit ai ka treguar veten e tij. Unë kam treguar edukatën familjare pa ofenduar askënd me qetësinë time. Ndonjëherë kam debatuar pak sepse është mbushur kupa, por prapë kam qenë diplomate, se është mbushur kupa. Nuk kam çfarë të them, ka treguar veten e vet.”- përmbylli ish-konkurrentja.

Nga ana tjetër, Bashkimi, partneri i saj ka thënë se nuk ka asnjë gjë personale me Arjanin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat