Çfarë tha Beatrix pas eliminimit: Më frikëson...

Mediale Vip

Çfarë tha Beatrix pas eliminimit: Më frikëson...

Më: 22 janar 2022 Në ora: 08:08
Arbana, Beatrix Ramosaj

Mbrëmjen e djeshme la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj. Kjo e fundit nuk pati biletë kthimi, e si pasojë u eliminua përfundimisht.

Sapo ajo arriti në studion e spektaklit, Arbana Osmani i tha se vuri re trishtim në sytë e saj dhe e pyeti çfarë e shqetëson. Trixa u përgjigj se e frikëson përshtatja me botën jashtë.

Biseda në studio:

Arbana: Çfarë të shqetëson?

Trixa: Përshtatja që do kem jashtë

Arbana: Frika për botën e jashtme? Si mendon se do jetë reagimi i publikut?

Trixa: Banorët e rinj kur kanë ardhur më kanë parë si gjynah. Sara më tha se jashtë nuk shiheni kështu si brenda ti dhe Donaldi.

Arbana: Ti beson në ndjenjat e tua ndaj Donaldit?

Trixa: Po

Arbana: Po në ndjenjat e tij ndaj teje?

Trixa: Po…Po

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat