Rrugëtimi i Einxhel: Ka qenë e vështirë, por e kam shijuar në të gjitha format

Mediale Vip

Rrugëtimi i Einxhel: Ka qenë e vështirë, por e kam shijuar në të gjitha format

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 22:01
Einxhel

Rrugëtimi i Einxhel ka qenë i mbushur me aventura, lot , gëzim dhe sfida.

Në një klip përmbledhës u panë momentet e saj më të bukura , ndërsa ajo tha se e ka sfiduar veten në çdo formë në këtë format.

Einxhel: Nuk kisha pritshmëri e di karakteri kam, se njerëzit zakonisht mi marrin gjërat për keq. Unë kam pas pa fund momente te vështira edhe pse është dukur sikur s’ma ndjen, jam ndjerë super keq. Të tjerët nuk u sforcuan të më njihnin, më paragjykuan, kam qarë, bërtisja në banjë, më thoshte babi, ato kanë qenë ditët e mia më të vështira.

 

Rrugëtim i vështirë por emocionet nuk munguan asnjë ditë. Kam kujtime të mrekullueshme, festova ditëlindjen para gjithë shqiptarëve, u dashurova këtu, u bëra më e fortë, e jetova në të gjitha format e mundshme, u sprovova në të gjitha format.

Nuk e di çmë ka mbet pa marrë përveç çmimit të madh. Kam pas momente që kam menduar q nuk ia dal, por jam ringritur se këtë kam dashur të përcjellë, forca nuk është që të jesh e pathyeshme, forca është që ëdhe pse thyhesh i mbledh copat dhe çohesh dhe me peshën e tyre dhe çohesh edhe nje herë në luftë. Shpresoj shumë të kem arritur të përcjellë këtë gjë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat