Kjo është surpriza që Beniada po bën gati

Mediale Vip

Kjo është surpriza që Beniada po bën gati

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:16
Beniada Nishani

Ish banorja, Beniada Nishani dje ishte e ftuar në “Pardon My French”.

Modelja ka folur për rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme që ajo përjetoi për katër muaj sa edhe ka qëndruar në “Big Brother VIP”.

Ajo ka rrëfyer se sa shumë është ambientuar në shtëpi dhe se tashmë kanë filluar t’i mungojnë kërcimet, surprizat dhe të gjitha momentet e bukura që ka kaluar aty.

Lidhur me çmimin që fitoi si një nga katër finalistët, Beniada tregoi se do ta investojë mirë në diçka në karrierën e saj.

Prandaj ajo na ka zbuluar me një dëshirë për planet e saj në të ardhmen.

“Kam qejf të hap një ‘Capsule Collection’, diçka për veshjen për lingerie. Është shumë e rëndësishme çfarë kemi poshtë veshjes”, është shprehur ajo.

Beniada ka arritur të rrëmbejë pëlqimin e publikut me sinqeritetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat