Urimi i Arbanës për ditëlindjen e Jonit na bëri të gjithëve ziliqarë

Mediale Vip

Urimi i Arbanës për ditëlindjen e Jonit na bëri të gjithëve ziliqarë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:29
Arbana Osmani

Arbana Osmani ka uruar ditën e sotme djalin e saj të madh Jonin, i cili feston ditëlindjen. Arbana ka publikuar në profilin e saj zyrtar të Instagramit disa fotografi që tregojnë çdo vit që nga dita kur Joli lindi, me një dedikim mjaft special.

“Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni❤️ Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world❤️ Mama”, ka shkruar moderatorja.

Ajo që bie në sy është se që në muajt e parë që ka ardhur në jetë, vogëlushi ka vizituar shtete, qytete, plazhe, male apo destinacionet më të lakmuara dhe më të dëshiruara nga të gjithë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Së fundmi Arbana dhe Eduarti pushuan në Maldive bashkë me dy fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat