Dagz dhe Einxhel kanë arritur deri te planet për fëmijë

Mediale Vip

Dagz dhe Einxhel kanë arritur deri te planet për fëmijë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 08:31
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Të ftuarit e radhës në “Natën me Aulonën”, ishin çifti Einxhel dhe Dagz. Ata folën për lidhjen e tyre dhe gjithë çfarë po jetojnë që nga dalja prej shtëpisë së BBV.

Ndër të tjera u fol dhe për prindërimin, ku Dagz u shpreh i bindur se do të ishte një baba shembullor.

“Një bab i mirë do jem, sigurtë”, tha ai.

Ndërsa për takimin me familjarët e partnerit të saj, Einxhel tregoi se i ka takuar në Prishtinë. Ajo foli për Aurorën që e përshkruan si kunatën perfekte.

“Aurora është një vajzë inteligjente, një vajzë shumë e përgatitur, e kulturuar, me bagazh, me botëkuptim shumë të madh, mendjehapur. Përtej faktit që është motra e këtij, është një person që unë do kisha dashur ta kisha mikeshë edhe nëse s’do kishte qenë motra e Dagz”, tha Einxhel.

Po për prindërit? Dagz ka takuar të atin e Einxhel, ndërsa moderatorja tha se prindërit e Dagz i janë dukur si njerëz të cilët i ka njohur prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat