“E dashura e parë e bëri piktor”/ Kush ishte ish-e fejuara e Donaldit dhe ndikimi që pati tek karriera e aktorit

Mediale Vip

“E dashura e parë e bëri piktor”/ Kush ishte ish-e fejuara e Donaldit dhe ndikimi që pati tek karriera e aktorit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:54
Donald Veshaj

Donald Veshaj ka marrë sërish vëmendjen e publikut, teksa publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me të vëllain, Romeo dhe dhe këngëtarin Elgit Doda. “Picasso” u shndërrua menjëherë në hit dhe njerëzit e lidhën tekstin me historinë e tij me Bora Zemanin.

Duke pasur parasysh trekëndëshin e dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj, kjo këngë pritej të kishte edhe fjalë dedikuar njërës nga ish të dashurave të tij. Nisur nga kurioziteti i madh, kënga po rezulton një sukses në You Tube, ku për pak orë mori më shumë se 400 mijë klikime dhe qindra komente për 3 djemtë.  Por krahas fansave, që duhet thënë janë të shumtë të tyre, ka pasur edhe nga ata që kanë qenë më skeptik në lidhje me produksionin e tyre të fundit.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar kantautorin, Elgit Doda për faktin se i ka bërë pjesë të muzikës, dy personazhe që në fakt janë aktor. Nga ana tjetër komentuesit e kanë ‘akuzuar’ edhe për shumë ‘auto-tune’ në këngë. Por komentet kanë vijuar në kritika për Donaldin, duke mos ia kursyer zhgënjimin për gjithçka ndodhi në Big Brother. “E dashura e parë e bëri piktor, e dyta prezantues, e treta këngëtar”, ishte një ndër komentet më të spikatura në You Tube, duke na sjellë edhe njëherë në vëmendje historinë që aktori ka patur para se të njihej me Bora Zemanin.

Ai dhe partnerja e tij, Sara qëndruan së bashku për 4 vite dhe madje në media u shkruar se dy të rinjtë ishin edhe të fejuar.  Sara nuk është një personazh publik dhe aktualisht jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.E duket se ka qenë pikërisht Sara që e ka afruar Donaldin më shumë me botën e artit, ku pas shkollimit në Lice, ai dhe Sara bashkëpunuan së bashku edhe në disa projekte, veç marrëdhënies private. Por gjërat ndryshuan kur Donaldi u bë i famshëm.

Image
Donald dhe Sara

Teksa Sara preferoi të zgjidhte Italinë për të punuar dhe jetuar, Donaldi kishte ambicje të tjera. Pas një periudhe të shkurtër të një lidhjeje në distancë, çifti i dha fund kësaj historie, por duke mbetur ende miq të mirë edhe sot.  Sara nuk ka fshirë gjurmët e Donaldit në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”. Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat