Chrissy Teigen i tregon të gjitha, modelja shfaqet nudo në postimin e fundit

Mediale Vip

Chrissy Teigen i tregon të gjitha, modelja shfaqet nudo në postimin e fundit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:36
Chrissy Teigen

Modelja e njohur Chrissy Teigen ka postuar një foto tërësisht nudo në llogarinë e saj personale në ‘’Instagram’’.  36 vjeçarja me njërën dorë mbante të mbuluar gjoksin.

“Kjo është e mrekullueshme,” shkroi bukuroshja brune sipër fotos, duke u tallur në një farë mënyrë me linjat e çuditshme të nxirjes që ajo mori së fundmi nga rrobat e banjos me vija. Ndër të tjera, fotografia zbuloi gjithashtu një shenjë nga operacioni i heqjes së implantit të gjoksit.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, autorja e librit të gatimit pati një operacion në qershor 2020 për të hequr implantet e saj 15-vjeçare.

“Kirurgjia shkoi mirë!” ajo ndau përmes Tëitter-it në atë kohë, duke shtuar në Instagram se ishte “aq kaq kaq kaq e lënduar”, por e prekur që u zgjua me një shënim të ëmbël nga vajza e saj 5-vjeçare, Luna.

Në fund të muajit të kaluar, Teigen zbuloi se ajo kishte përfunduar një raund tjetër të fekondimit in vitro, gati një vit e gjysmë pasi pësoi një humbje të shtatzënisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat