Elita Rudi duket e mahnitshme në paraqitjet e fundit

Mediale Vip

Elita Rudi duket e mahnitshme në paraqitjet e fundit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:51
Elita Rudi

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, po ashtu ka qenë e pranishme në mesin e shumë emrave të njohur në eventin e mbrëmshëm (e hënë) të sfilatës së Valdrin Sahitit.

Si shumë nga yjet e tjerë, prezantuesja u kujdes për çdo detaj që të dukej unike dhe me shumë stil.

Ajo zgjodhi një fustan dypjesësh të zi dhe një palë syze gjithashtu të zeza, të cilat e bënë të dukej në formë të mahnitshme.

Të shumta ndërkohë kanë qenë komplimentet që mori në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Zeshkania mes tjerash përzgjodhi edhe një tjetër fustan që ia vinte në pah linjat e bujshme trupore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat