Të gjithë e njohin këtë aktor amerikan, pak e dinë se ka shërbyer si ushtar në Kosovë

Mediale Vip

Të gjithë e njohin këtë aktor amerikan, pak e dinë se ka shërbyer si ushtar në Kosovë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:41
Rob Riggle

Faqja Gary Sinise Foundation ka kujtuar aktorin e njohur hollivudian, Rob Riggle, si njërin ndër shërbyesit e nderuar të ushtrisë amerikane në botë.

Në postim tregohet se Riggle si ushtar ka shërbyer edhe në Kosovë e Shqipëri, ndër të tjera.

Ky është postimi:

Në nderimet e së shtunës, ne kujtojmë aktorin dhe komedianin në pension, nënkolonelin e USMC, Rob Riggle.

Shumë prej jush mund ta njohin atë nga rolet e tij në Step Brothers, The Hangover dhe filma të tjerë, por sot ne e nderojmë atë për 23 vitet e shërbimit të tij ushtarak.

Gjatë karrierës së tij, Riggle kaloi nëntë vjet në detyrë aktive dhe 14 në Rezervën e Trupave Detare, duke shërbyer në Liberi, Kosovë dhe Shqipëri. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Riggle u aktivizua dhe u dërgua për të shtuar reaguesit e parë dhe ekuipazhet e shpëtimit në Ground Zero(Kullat Binjake).

 Ai më vonë u kthye në detyrën aktive dhe u vendos në Afganistan. Z. Riggle, ju përshëndesim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat