Arjan Konomi bëhet për spital, rrezikon të humb krahun

Mediale Vip

Arjan Konomi bëhet për spital, rrezikon të humb krahun

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:41
Arjan Konomi

Gazetari Arjan Konomi ka pësuar një aksident teksa po qëndron në Jordani.

Si pasojë, ai iu nënshtrua një operacioni emergjent. Operacioni u krye në një nga spitalet e Jordanisë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një videoje në rrjete sociale.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem”.

Nuk di çka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, thotë ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat