“Më kanë vënë kundër Beatrix”- Beniada Nishani flet për ish-banorët e BBV

Mediale Vip

“Më kanë vënë kundër Beatrix”- Beniada Nishani flet për ish-banorët e BBV

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:16
Beniada Nishani

Modelja Beniada Nishani ka folur së fundmi për raportet me disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip”, duke sqaruar edhe disa deklarata të saj.

Disa ditë në parë Beniada iu drejtoi ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur? Një nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.

“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur. Deklarata e saj mori shumë reagime nga fansat të cilët e kritikuan se nuk e mbështeti Beatrixën, me të cilën ka dhe një raport shoqëror. Raportin me këngëtaren e konfirmoi vetë Beniada në një intervistë gjatë ditës së sotme, ku ndër të tjera sqaroi:  Kjo është diçka që është keqkuptuar. Më kanë vënë kundër Beatrix, unë kam raport shumë të mirë me të. Kemi lënë edhe të takohemi. Mua më pyetën për lidhjen e tyre dhe unë thashë që ti lënë rehat. S’kishte lidhje me Borën.

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj, por më pas ka ndryshuar mendim. Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur.

Ndër të tjera ajo u pyet nëse ishte mërzitur që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij. Beniada shprehu se me siguri do ketë pasur arsyet e tij dhe se nuk e vret mendjen për gjëra të vogla.

“Jo. Nuk më mërziti. Po s’më ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër.”- tha ajo në “Abc e Pasites.” 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat