Aida Doçi lanson bashkëpunimin me Adri Rogaqin

Mediale Vip

Aida Doçi lanson bashkëpunimin me Adri Rogaqin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:40
Aida Doçi dhe Adri Rogaqni

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me artistin e ri, Adri Rogaqni ndërsa projekti u kompletua edhe nga ana vizuale.

Dyshja sollën këngën me titull “Flutur” producent i të cilës është Naser Gashi, teksa për klipi u përkujdes “Sunset Films”.

Projekti tashmë është publikuar në YouTube dhe brenda pak orësh ka marr mijëra klikime dhe komente pozitive.

Ndërkohë, theksojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Aida solli albumin “Aktor” në bashkëpunim me motrën e saj Argjendën.

Albumi përbëhej nga gjithsej 12 këngë të cilat ishin të zhanrit baladë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat