Ben Affleck i mërzitur nga paparacët

Mediale Vip

Ben Affleck i mërzitur nga paparacët

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:55
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Pas martesës me superyllin Jennifer Lopez, Ben Affleck, thuhet se është i mërzitur me paparacët pasi është fotografuar vazhdimisht gjatë muajit të mjaltit.

Të porsamartuarit zgjodhën Parisin si destinacion për një arratisje romantike dhe ndërsa Lopez dukej e patrazuar nga vëmendja, Affleck ishte pak më i mërzitur.

“Ben ishte paksa i mërzitur në Paris”, tha një burim për Page Six. “Ky ishte një nivel krejtësisht i ri, një nivel pothuajse i Princeshës Diana”.

“Ben është mësuar me kamerat. Por ai mendoi se muaji i mjaltit ishte një cunami”.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja vuajnë nga paparacët, meqë të njëjtit për shkak të kësaj kishin shtyrë martesën vite më parë.

Dasma e tyre fillestare në vitin 2002 përfundimisht u anulua.

“Për shkak të vëmendjes së tepruar nga ana e mediave rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, thuhej në një deklaratë.

Përkundër se Lopez dukej gjithmonë e mahnitshme në imazhe, fotografitë e Affleck janë bërë meme sidomos ato kur ishte duke fjetur në gjumë.

Pas muajit të mjaltit, Affleck është kthyer në Los Angeles, kurse JLo është me pushime në Itali. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat