Cllevio tregon pse Unikkatil qëndron “i ftohtë” ndaj tij

Mediale Vip

Cllevio tregon pse Unikkatil qëndron “i ftohtë” ndaj tij

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:48
Cllevio, Unikkatil

Reperi i njohur shqiptar, Kleviol Ahmeti ose i njohur në publik si Cllevio Serbiano mbetet aktiv në rrjete sociale.

Deklaratat e tij e vënë atë në qendër të vëmendjes së mediave rozë e publikut, shkruan lajmi.net.

Së fundmi në një video-incizim ai tregoi që rep-artisti Unikkatil i rri me qëndrim të ftohtë ndaj tij.

Sipas tij, shkak i ftohjes është mbiemri artistik që reperi Cllevio e ka vendosur.

“Edhe Unikkatili më rri ftohtë se e kam Serbiano, se ai është atdhetarë i madh”, tha ai ndër tjerash. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat