Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë për fansat e saj: Jam diagnostikuar e kancer!

Mediale Vip

Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë për fansat e saj: Jam diagnostikuar e kancer!

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:21
Aktorja Jane Fonda

Aktorja Jane Fonda, ka njoftuar ditën e sotme për ndjekësit e saj se është diagnostikuar me kancer dhe se po i nënshtrohet kimioterapive.

“Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj me ju. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë”, shkroi në Instagram 84 vjeçarja .

 “Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat.”

Fonda e quajti gjithashtu veten “me fat” që “ka sigurim shëndetësor dhe qasje në mjekët dhe trajtimin më të mirë, duke shtuar se ndihet “e privilegjuar”.

 “Pothuajse çdo familje në Amerikë është dashur të përballet me kancerin në një kohë ose në një tjetër dhe shumë nuk kanë akses në kujdesin shëndetësor cilësor që unë marr dhe kjo nuk është e drejtë,” vazhdoi ajo.

Ylli i “Georgia Rule” tregoi se ka bërë kimio për rreth  gjashtë muaj dhe “po i shkojnë mjaft mirë trajtimet”.

Fonda gjithashtu e quajti kancerin “një mësues” dhe tha se ajo “po i kushton vëmendje mësimeve që mban për veten”.

“Një gjë që më ka treguar tashmë është rëndësia e komunitetit,” shkroi ajo.

Fansat dhe të famshmit vërshuan në seksionin e komenteve duke e mbështetur dhe inkurajuar yllin.

Fonda tregoi për British Vogue në 2019 se ajo kishte “shumë kancer” për shkak të një sërë kontaktesh të afërta me sëmundjen.

Fonda iu hoq një tumor kanceroz nga buza në fillim të vitit 2018. Ylli i “Monster-in-Law” gjithashtu pati frikë nga kanceri në vitin 2010 , kur iu hoq një tumor i vogël nga gjoksi gjatë një kontrolli rutinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat