Mozzik flet edhe për ndarjen nga Loredana: Është tepër e rëndë

Mediale Vip

Mozzik flet edhe për ndarjen nga Loredana: Është tepër e rëndë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:07
Mozzik dhe Loredana

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, në mesnatë (e premte) solli këngën e re “Të dua”, dedikuar vajzës së tij, Hanës.

Projekti në tërësi tregon atë se vuan çdo ditë pasi nuk e ka afër vajzën, meqenëse jeton në Zvicër me ish-partneren e reperit, Loredana Zefin.

Në një pjesë të tekstit, Gramos Aliu (emri i vërtetë) është ndalur edhe te ndarja me Loredanën.

Ai thekson se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tepër e rëndë, por pa zbuluar më shumë rreth kësaj pjese.

“Askush nuk e di arsyen time, mos më lypni arsyetime. Hanë, e di dhe pak ke me më pyet pse me mamin ne u ndamë, ka me qenë më mirë unë asgjë mos me thënë, se po të tregova është tepër e rëndë”, u shpreh ai.

27-vjeçari gjithashtu shtoi se kjo është hera e fundit që flet për privatësinë e tij në tekstet e këngëve.

Krijuesi i shumë hiteve dhe Zefi kanë qenë bashkë për disa vite, u ndanë e u bashkuan disa herë, për t’u ndarë përfundimisht në vitin 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat