Noizy dhe Cllevio po bëjnë plane për një bashkëpunim?

Mediale Vip

Noizy dhe Cllevio po bëjnë plane për një bashkëpunim?

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 23:54
Noizy dhe Cllevio

Ishin mes personazhesh më të komentuara gjatë këtij viti, si pasojë e “luftërave” të njëpasnjëshme, por rep artistët, Noizy dhe Cllevio, tanimë duket t’i kenë rregulluar raportet mes tyre.

Kësisoj, Rigels Rajku, për publikun i njohur si Noizy, dhe Kleviol Ahmeti, i njohur me nofkën artistike si Cllevio, jo vetëm që janë bërë “miq”, pas kërkim faljes së këtij të fundit, por madje dyshja janë në bisedime rreth një bashkëpunimi muzikor.

Në një live të mbajur së bashku në median sociale, Instagram, Cllevio i ka kërkuar një bashkëpunim muzikor, Noizy-t, pasi që sipas tij, ky i fundit gëzon një reputacion të madh në publik, ndërsa e ka krahasuar edhe me artistin e famshëm amerikan, Jay Z.

“Njerëzit e kanë ëndërr që ta shohin Noizyn. Unë po flas si publik. Noizy është largpamës, pas 15 viteve është sikur Jay Z, nuk është se do të merret shumë me muzikë. Unë e dua një këngë me Bellën këtu, dua t’i rrëmbej klikimet. I dua vetë lekët unë Noizy”, ka thënë Cllevio.

Kujtojmë se muaj më parë, Noizy dhe Cllevio ishin përfshirë edhe në një përleshje fizike, pasuar me një sërë dramash interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat