Pas bashkimit të Borës dhe Donaldit, Semi ka marrë një vendim

Mediale Vip

Pas bashkimit të Borës dhe Donaldit, Semi ka marrë një vendim

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:40
Semi Jajupaj

Pasi Donaldi e zbuloi publikisht se ishte Semi ajo që e nisi ‘ndërmjetësimin’ për ta pajtuar atë me Borën, ishte radha e këngëtares për të treguar variantin e saj të historisë.

Në “Më lër të flas”, Donaldi tregoi se pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, kontaktoi Semin dhe i kërkoi ndihmë për t’u rikthyer me Borën: “Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o Zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa tha ‘shkruaji vet se më plase’”,- rrëfeu Donaldi.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca & Gra”, Semi Japuaj nuk mund të lihej pa u ngacmuar për ndikimin që pati te Bora dhe Donaldi.

Por ishte e vendosur për të mos bërë më asnjë koment në lidhje me situatën e tyre: “Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thashë që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”,- tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë një herë e mirë këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat