Thuhet se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë sërish!

Mediale Vip

Thuhet se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë sërish!

Më: 9 janar 2023 Në ora: 06:06
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Edhe njëherë, Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, të paktën kështu shprehet një burim ekskluziv për “Us Weekly”.
 
“Kylie dhe Travis u ndanë sërish. Supozohej që ata të kalonin pushimet së bashku, por ajo shkoi me miqtë dhe familjarët në Aspen”, u shpreh burimi i afërt me ish-çiftin. “Kjo ka ndodhur kaq shumë herë më parë, ata njihen si çift që ndahen dhe ribashkohen, por sërish mbeten miq dhe prindër fantastikë”, shtoi burimi.
 
Kylie dhe Travis janë prindër të Stormi, vogëlushes 4-vjeçare dhe një djali që ende nuk i dihet emri.

Deri më tani, ata janë ndarë disa herë, për t’u ribashkuar sërish. Nuk e dimë si do shkojë këtë herë, por ekziston mundësia që të lidhen sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat