Shiten menjëherë biletat në parashitje për koncertet e Beyonce në Mbretërinë e Bashkuar

Mediale Vip

Shiten menjëherë biletat në parashitje për koncertet e Beyonce në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:20
Beyonce

Adhuruesit e pop divës Beyonce kanë filluar vrullshëm blerjen e biletave për turneun e saj të parë solo pas 7 vjetësh, si filloi parashitja për datat e turneut në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata që arritën të blejnë biketat raportuan për çmime që fillojnë nga 56 deri në 199 funta, kurse ato VIP  afër skenës kapin vlerën prej 1,950 deri 2,390 funta.

Por, parashitje të biletave do të ketë të premten dhe të hënën, shkruan BBC.

Kurse, biletat normalisht do të dalin në shitje të martën për koncertet në Cardiff, Edinburgh, Sunderland dhe Londër.

Këto koncerte janë pjesë e turneut të saj botëror në kuadër të albumin të saj “Renaissance”.

Turneu i saj fillon në Suedi më 10 maj, kurse në Cardiff më 17 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat