Efi ka një mesazh për fansat e saj

Mediale Vip

Efi ka një mesazh për fansat e saj

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:52
Efi

Ditën e sotme, përmes një videoje, Efi i është drejtuar për herë të parë publikisht të gjithë fansave të saj, të cilët sipas Efit i kanë dhuruar shumë dashuri këto ditë, ndërsa ka pasur edhe një apel të rëndësishëm:

Të ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe të tregojnë se sa njerëz të mirë janë.

Efi shprehet se “Big Brother”-in e saj e ka të fituar, duke qenë se ja arriti qëllimit që i kishte vënë vetes, duke e sporvuar në një format të tillë, në situata që u gjend aty dhe duke treguar atë që është. Ndjekësve me iu kërkon që të “përmbahen” me komentet që bëjnë drejtuar “kundërshtarëve” të saj në lojë.

“Ju dua shumë dhe ma keni mbushur zemrën plot me këto që kam parë jashtë këto ditë, respektin dhe fjalët e bukura. Por ju lutem, duhet t’i ndaloni komentet me urrejtje, agresivitet dhe me gjuhën jo jo të bukur që përdoret. Ashtu siç më keni treguar dashurinë mua, duhet t’i tregoni të gjithëve sa të mirë jeni, mos harroni që ata aty brenda janë njerëz dhe kjo nuk është sjellje humane. Sado të mërzitur jeni, ju lutem ndalojeni gjuhën e urrejtjes që keni përdorur”- tha Efi ndër të tjera, teksa shpreh edhe njëherë në fund të gjithë dashurinë për fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat