Bledi Mane pranon se ka puthur një mashkull në buzë

Mediale Vip

Bledi Mane pranon se ka puthur një mashkull në buzë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 15:56
Bledi Mane

Produksioni i 'Big Brother' duke se ka qëllim të zbulojë disa të fshehta të banorëve përmes lojës 'e kam bërë, se kam bërë.' 

Në monitor shfaqeshin disa situata dhe banorët duhet të tregonin nëse kishin qenë ose jo në atë x situatë.

Një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendje është pohimi i gazetarit Bledi Mane.

"Kam puthur dikë të së njëjtës gjini”, ishte Bledi ai që ngriti tabelën “E kam bërë”.

Bledi është përfolur për tendencën e tij për të sulmuar Luizin, gjë që është komentuar që në momentet e para të hyrjes së tij në shtëpi.

Një bisedë me Kiarën është dalluar së fundmi, ku Bledi i ka sjellë në vëmendje moderatores lidhjen 10-vjeçare të Luizit me vajzën e Jozefina Topallit.

Ai i ka thënë Kiarës së këngëtari ka hyrë shumë i frustruar në këtë format, duke u bazuar në gjërat që ai ka lënë pas në jetën e tij personale dhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat