Keisi “zbulon” lidhjen e Lorencit jashtë shtëpisë së BB

Mediale Vip

Keisi “zbulon” lidhjen e Lorencit jashtë shtëpisë së BB

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:22
Keisi

Dy banorët e “Big Brother” Keisi dhe Lorenci janë dy nga personazhet më të përfolur për mometin brenda shtëpisë.

Kjo për shkak se Lorenci ka treguar mbi njohjen e tyre jashtë, duke mohuar që në shtëpi të ketë ardhur për Keisin dhe të ndërhynte në marrëdhënien që ajo po ndërtonte aty brenda me Kristin.

Gjatë një shëtitje në oborrin e shtëpisë Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre ka marrë gjatë këtytre ditëve. Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje atëherë nuk do ta tregonte fare.

Biseda e tyre ka vazhdur më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra që publiku nuk ka dijeni. Kjo pasi Keisi i tha Lorencit “Çfarë do ti thuash asaj që ke jashtë” duke ngritur kështu dyshimet se Lorenci mund të ketë lënë një lidhje jashtë shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat