Kylie Jenner nis lidhje të re dashurie?

Mediale Vip

Kylie Jenner nis lidhje të re dashurie?

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 14:11
Kylie Jenner

Këtë javë, Kylie dhe Timothée janë parë sërish në një takim dhe burime pranë tyre thonë se janë shumë të afërt, madje kanë takuar edhe familjet e njëri-tjetrit.
 
Burimet thonë se “Kylie dhe Timothée kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe çdo ditë afrohen më shumë. Të dy kanë axhenda super të ngjeshura dhe ndonëse nuk mund të jenë bashkë fizikisht, sërish ia dalin të komunikojnë me FaceTime, me mesazhe etj”.

“Komunikimi i vazhdueshëm i ka ndihmuar që ta forcojnë raportin e tyre”, shtoi burimi, duke theksuar se disa nga familjarët e Kylie, përfshirë edhe Kris Jenner dhe motra e saj, Kendall. “Ato e kanë shumë qejf Timothée dhe ai është kaq ndryshe nga çdokush me të cilin ka dalë në të shkuarën Kylie. Ai ka sens humori fantastik dhe e bën Kylie-n të buzëqeshë. Kjo është shumë e rëndësishme për familjen e saj, pasi duan ta shohin themeluesen e ‘Kylie Cosmetics’ të lumtur dhe pa diskutim, e aprovojnë lidhjen e tyre”.

Ylli i “The Kardashians” dhe aktori i njohur kalojnë shumë kohë në shtëpinë e tij në Beverly Hills dhe këtë e dëshmon fakti që makina e Kylie është parë disa herë e parkuar pranë banesës së tij.

Chalamet është personi i parë me të cilin Kylie është përfshirë në një raport romantik, pas ndarjes nga Travis Scott me të cilin ka edhe dy fëmijë, Stormi dhe Aire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat