Penelope Cruz thotë se Maryl Streep është aktorja e saj e preferuar e të gjitha kohërave

Mediale Vip

Penelope Cruz thotë se Maryl Streep është aktorja e saj e preferuar e të gjitha kohërave

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:08
Aktorja Penelope Cruz

Aktorja Penelope Cruz ka treguar se kë e kishte frymëzim në karrierën e saj.

Cruz në tapetin e kuq ceremonië së ndarjes së çmimeve SAG 2024 ka përmendur aktoren Meryl Streep dhe dashurinë që ka ndaj saj.

“Sapo e pashë Meryl-in përsëri, dhe ajo është ajo që unë gjithmonë nxitoj ta përqafoj. Ajo është gjithmonë kaq e ëmbël dhe kaq e sjellshme. Ajo është aktorja ime e preferuar e të gjitha kohërave”, thotë Cruz, e cila u nominua për aktore të jashtëzakonshme në një rol dytësor për rolin e Laura Ferrarit.

Nuk është hera e parë që Cruz e lavdëron Streep, të njëjtin admirim ajo e kishte shfaqur edhe në BAFTA Life in Pictures të vitit 2023 në Londër, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat