“Big Brother”, Rike: Dua të fle në krevatin e Fationit

Mediale Vip

“Big Brother”, Rike: Dua të fle në krevatin e Fationit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 09:23
Fationi, Rike

Mbrëmjen e djeshme, Fation Kuqari, ishte banori i cili u largua me dëshirë nga shtëpia e “Big Brother Vip 3”.

Kjo ndodhi pasi Meritoni nuk doli natën e djeshme, pas gjestit që bëri ndaj Rikes.

Kur banorët janë shtrirë për të fjetur pas Prime-it, Rike ka debatuar me Silvin për shtratin e Fationit. Ajo i është i lutur atij që të flejë ajo sonte tek shtrati i Fationit, ndërkohë që Silvi kishte lënë rrobat e tij për të fjetur aty.

Pjesë nga biseda:

Silvi: “Mos ma bëj këtë pra”.

Rike: “Do flej unë aty”.

Silvi: “Kam vendosur rrobat e mia”.

Rike: “Ke vendin aty”.

Silvi: “S’e kam më atë vendin, u thashë të gjithëve që do rri këtu. Vetëm të fle në living”.

Rike: “Silvi mos më bëj me nerva tani të lutem. Ti sot e gjete të zësh vendin e Fationit. Ik fle në living”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat