Përgjatë ditëve të fundit po thuhet me të madhe se Ledri Vula ka rigjetur sërish dashurinë! Si duket reperi ka harruar ish-partneren Sara Hoxhën dhe ka filluar një romancë me Rina Zaitin.
Pas fotos që qarkulloi ku ai shihej në plazhin e jugut në shoqërinë e Rinës, një tjetër lajm qarkulloi se ajo ka qenë ish-shoqe me Sarën e së fundmi, ka qenë vetë kjo e fundit që i ka bërë “unfollow” Rinës në Instagram.
Por, a e dinit se Rina është motra e reperit të njohur Ron Zaitit?
E pra, Rina dhe Ron janë motër e vëlla.
Reperi njihet për bashkëpunimin e tij të suksesshëm me Dafina Zeqirin dhe më pas dhe Semi Jaupajn, me të cilën u tha se pati dhe një romancë.