​Shpërthen Kanye West - përmend Kim, Madonna e Taylor Swift

Mediale Vip

​Shpërthen Kanye West - përmend Kim, Madonna e Taylor Swift

Më: 10 prill 2025 Në ora: 21:34
Kanye West/ Kim Kardashian

Kanye West ka lëshuar një seri pretendimesh të reja në X, pothuajse po aq të çuditshme sa “cicërimat” e tij të mëparshme dhe të fshira.

Në shpërthimin e tij të ri, ai bëri disa pretendime befasuese, në të cilat përmendi ndër të tjera Madonna, Kim Kardashian dhe Taylor Swift, transmeton KosovaPress.

“Kim Kardashian është dadoja ime”, ka shkruar ai në njërën prej tyre. Në të dytën, ai iu referua një regjistrimi të vitit 2008, ku Kim bënte seks me të dashurin e saj të atëhershëm, Ray J. "I thashë Ray J që të dy duhej të bënim seks me të," shkroi ai dhe shumë besojnë se ai donte të merrte pjesë në një regjistrim të tillë.

Në një nga postimet, ai pretendonte se kishte puthur Madonna-n dhe në një tjetër, ai tha se donte të bënte seks me Taylor Swift.

"Jam i çmendur që nuk e kam qitur ende," tha ai. Ai më parë u ankua se Justin Bieber dhe Harry Styles kishin marrëdhënie me Taylor pa e ftuar atë, gjë që ai tha se ishte një shembull i racizmit.

Ai gjithashtu adresoi akuzat për përdhunim të bëra kundër tij vitin e kaluar nga menaxheri i muzikës Lauren Pisciotta.

"Kur do të zemëroheni me njerëzit që ju folën për këtë?" e pyeti reperi.

Para kësaj, ai ka postuar një postim në X, në të cilin duket se mburrej se një akuzë e tillë madje i është bërë, transmeton KosovaPress.

Kujtojmë se më parë Kanye publikoi një këngë për bashkëshorten e tij Bianca Censora. Në tekstin e këngës që është përhapur në internet, reperi pretendon se Bianca e ka lënë dhe se nuk e di se ku ndodhet.

DJ Akademiks, i cili së fundmi ka mbajtur një intervistë me West, ka folur për gjithçka. Ai tha në X, se kënga e West do të shfaqet në albumin e ri WW3.

West së fundmi ka fyer publikisht fëmijët e Jay-Z dhe Beyonce, binjakët Rumi dhe Sira.

Ai në X pretendoi se ata ishin "të vonuar", pas së cilës ai e fshiu postimin. Një ditë më vonë, ai tha se i vinte keq për postimin dhe se e donte Jay-Z, por së fundmi ai la të kuptohet se nuk kishte gabuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat