Khloe Kardashian u shfaq në podcast-in Call Her Daddy, ku kujtoi kur e gjeti ish-bashkëshortin e saj Lamar Odom duke e tradhtuar dhe zbuloi se si ajo reagoi ndaj incidentit.
Ylli i realitetit ishte i martuar me basketbollistin nga viti 2009-2016, megjithëse u ndanë në vitin 2013, por çështja e divorcit vazhdoi. Ndërsa ishin bashkë, Lamar luftoi me varësinë dhe ishte jo besnik. Një herë Khloé e gjeti atë në një hotel me një grua tjetër.
"Ne ishim të martuar. Ai shkoi në një motel në qendër të Los Anxhelosit. Ai ishte me një të dashur," tha ajo.
Më pas ajo e ndoqi dhe zbuloi se në cilën dhomë ishte. "E pashë në dritare, ishte me një vajzë. Ata ishin të zhveshur ose ajo ishte me të brendshme, diçka e tillë. Trokita në derë. Për disa arsye ata e hapën, dhe unë thjesht u çmenda", tha Khloe Kardashian.
Të nesërmen, ajo duhej të merrte pjesë në festën e datëlindjes së vajzës së motrës së saj më të madhe, Kourtney.
"Gjunjët e mi ishin përgjakur dhe vendosa fasha rreth tyre. U solla sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk u thashë asgjë," tha Khloe.
Kardashian kujtoi se Odom nuk mund ta kuptonte se si ajo e dinte se ku ishte ai. Në të njëjtën intervistë, ajo tha se kishte kohë që vendoste pajisje gjurmuese në veturë. Ajo thotë se në këtë sjellje e kanë çuar meshkujt.
“Mos u bëni sikur nuk më keni vënë në këtë pozicion dhe nuk më keni bërë të jem psikopat”, tha ajo.
Tani, thotë ajo, nuk është aq obsesive. “Është më mirë kur ta heqësh qafe atë”, thotë Khloe.