Anisa Veseli u jep fund spekulimeve për jetën e saj private

Mediale Vip

Anisa Veseli u jep fund spekulimeve për jetën e saj private

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 06:46
Anisa Veseli

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka vendosur t’u japë fund spekulimeve rreth jetës së saj private.

Në një postim të fundit në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve nga ndjekësit, Anisa u shpreh e drejtpërdrejtë për statusin e saj aktual në lidhje.

E pyetur nëse është në një marrëdhënie, ajo u shpreh në anglisht: “I’m single, ready to mingle” – një mënyrë për të treguar se është beqare, por e hapur për njohje të reja.

Image
Anisa Veseli

Me këtë deklaratë, Anisa duket se i vë fund thashethemeve që qarkullonin prej kohësh për jetën e saj private, duke konfirmuar se nuk është e përfshirë në asnjë lidhje dashurie për momentin.

Në të njëjtin postim, ajo shtoi me humor se këtë vit po e kalon vetëm.

Ndjekësit patën mundësi që përmes këtij seksioni t’i bënin asaj pyetje të ndryshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat