Shpend Ahmeti dhe bashkëshortja e tij janë ribashkuar

Mediale Vip

Shpend Ahmeti dhe bashkëshortja e tij janë ribashkuar

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 22:46
Shpend Ahmeti dhe bashkëshortja e tij

Dikush ndahet, dikush gjen dikë tjetër e dikush kthehet

Në një kohë kur ndarjet dhe historitë dramatike mbizotërojnë në lajmet rozë, vjen një histori pajtimi që ngjall shpresë.

Fjala është për Shpend Ahmetin, ish-kryetarin e Prishtinës për tetë vite, për të cilin prej kohësh qarkullonin zëra për ndarjen nga bashkëshortja. Edhe pse lajmi nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, thashethemet qenë të forta dhe të vazhdueshme.

Tani, sipas burimeve të afërta me çiftin, Shpend Ahmeti dhe bashkëshortja e tij janë ribashkuar, duke lënë pas çdo keqkuptim apo sfidë që mund t’i ketë distancuar.

Ata kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët dhe harmoninë në një marrëdhënie që ndër vite ka qenë e ndërtuar mbi respekt e besim. Dëshmi për këtë është edhe fotografia e shkrepur disa javë më parë, ku çifti shihej në një shoqëri të përbashkët, duke konfirmuar se ribashkimi është i vërtetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat