Teuta Selimi ‘thyen’ internetin me veshjen në koncert

Mediale Vip

Teuta Selimi ‘thyen’ internetin me veshjen në koncert

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 13:31
Teuta Selimi

Kur flitet për atmosferë që nuk shuhet deri në orët e para të mëngjesit, Teuta Selimi mban kurorën dhe këtë e dëshmoi sërish mbrëmë në Tiranë.

Klubi ishte i mbushur plot, ku fraza “s’kishte vend as për gjilpërë” merr kuptim të plotë. Publiku, si një kor i stërvitur, ishte në sinkron total me çdo baladë dhe hit të këngëtares, duke dëshmuar se repertori i saj mbetet i paprekshëm nga koha.

Por, përveç zërit që nuk diskutohet, ajo që ra në sy menjëherë ishte zgjedhja e “guximshme” e veshjes.

Jemi mësuar ta shohim Teutën me fustane pompoze e plot shkëlqim skenik, por këtë herë këngëtarja vendosi të thyejë kodin e veshjes së divave.

Me një palë xhinse të thjeshta dhe një crop-top të zi, Teuta u shfaq sikur sapo kishte dalë për një kafe të lirshme, duke e trajtuar skenën e madhe me një thjeshtësi ndoshta pak më të tepruar se zakonisht.

Gjithsesi, ky “look” sportiv kishte një qëllim të fshehtë: të na tregonte se Teuta është në top formë! Me një fizik për t’u pasur zili dhe një energji shpërthyese, ajo duket se nuk ka nevojë për temina e gurë të çmuar për të shkëlqyer – edhe pse, ndoshta një detaj më skenik nuk do t’i bënte dëm askujt.

Në fund të ditës, kur salla këndon me ty, pak ka rëndësi dukja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat