Getinjo ndan momentin romantik krah partneres

Mediale Vip

Getinjo ndan momentin romantik krah partneres

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 13:22
Getinjo

Getinjo, duket se është në kulmin e lumturisë në jetën e tij private. Pas një periudhe ku ka qëndruar larg vëmendjes për sa i përket romancave, ai ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij disa momente mjaft private dhe romantike.

Përmes një fotografie të fundit në Story, Getinjo është shfaqur krah partneres së tij të re.

Ndonëse reperi zbuloi ditë më parë se është në një lidhje dashurie, ai po tregon një kujdes të veçantë për të ruajtur privatësinë e personit të zemrës. Në imazhet e publikuara, identiteti i partneres mbetet ende i fshehur, duke i lënë ndjekësit kuriozë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën atij.

Image
Foto: Instastory

Postimi i shoqëruar me detaje romantike si trëndafila dhe mbishkrime si “dushi mushi”, konfirmon se kjo lidhje është bërë tashmë serioze.

Mbetet të shihet nëse Getinjo do të vendosë së shpejti ta prezantojë plotësisht “mbretëreshën” e tij për publikun, apo do të vazhdojë ta mbajë këtë romancë larg syrit kureshtar të mediave. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat