Ku mbeti fama e banorëve të BBVK?

Mediale Vip

Ku mbeti fama e banorëve të BBVK?

Më: 29 mars 2026 Në ora: 07:58
Banorë

Shumë njerëz hynë e dolën në e nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, nga ta, ka të atillë që ditën ta shfrytëzojnë maksimalisht vëmendjen që morën gjatë qëndrimit në këtë format televiziv, duke e kthyer famën në mundësi konkrete në media, rrjete sociale dhe projekte të reja.

Disa prej tyre vazhdojnë të jenë aktivë në ekran, në intervista apo në bashkëpunime të ndryshme, duke mbajtur gjallë interesin e publikut.

Në anën tjetër, nuk mungojnë as ata që, pavarësisht ekspozimit të madh, nuk arritën ta ruajnë të njëjtin ritëm pas daljes nga shtëpia.

Me kalimin e kohës, emrat e tyre u zbehën nga vëmendja publike, duke u bërë pjesë e listës së ish-banorëve që u harruan shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat