Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë pas dëmeve të shkaktuara nga era do të rinovoj kulmin

Mitrovica

Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë pas dëmeve të shkaktuara nga era do të rinovoj kulmin

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:24
Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë

Stacioni i Autobusëve  në Mitrovicë, gjatës javës së kaluar është goditur nga stuhia dhe erërat e fuqishme, që kanë çuar edhe drejt dëmeve të mëdha.

Xhavit Hasani, drejtor i kësaj ndërmarrje ka thënë se, si pasoj e shiut dhe  erës së fortë gjatë javës së kaluar,  Stacioni i Autobusëve ka pësuar dëmtime në kulmin e tij.

“Gjatë javës së kaluar, si pasoj e erërave të forta që kapluan qytetin tonë, janë evidentuar dëmtime në pullazin e ndërmarrjes, ndërkaq menjëherë pas këtij rasti zyrtarët komunal kanë realizuar edhe vizita për të evidentuar dëmet”, ka thënë drejtori Hasani.

 Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha veprimet  që të bëhen riparimet e nevojshme dhe aktualisht janë  duke u  zhvilluar procedurat e rregullta të prokurimit për sanimin e këtij dëmi dhe funksionalizimin e tij  sa më të shpejtë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat